Ndërlidhjet

Sulmohet drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Drejtësisë e Qeverisë së Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Ministria më anë të një komunikatë për media ka thënë se të mërkurën rreth orës 07:00 të mëngjesit derisa zoti Zogaj ka qenë duke dalë nga banesa e tij në Prishtinë, është sulmuar nga persona deri më tash të panjohur.

"Ministria e Drejtësisë dënon ashpër sulmin brutal ndaj z. Zogaj, dhe i fton organet kompetente ta trajtojnë rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij akti brutal të dalin para organeve të drejtësisë", thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Në fund të komunikatës thuhet po ashtu se ministria do të bashkëpunojë me organet kompetente deri në zbardhjen e plotë të sulmit brutal ndaj Zogaj.

XS
SM
MD
LG