Ndërlidhjet

Afganistan: Policia ka zbuluar varreza masive


Ushtria afgane dhe policia gjatë një operacioni të përbashkët kundër militantëve talibanë dhe të Shtetit Islamik në provincën Sari Pul
Ushtria afgane dhe policia gjatë një operacioni të përbashkët kundër militantëve talibanë dhe të Shtetit Islamik në provincën Sari Pul

Policia afgane e ka zbuluar një varrezë masive me trupat e së paku 36 të vrarëve gjatë një sulmi aktual militant në një fshat, kanë thënë sot zyrtarët.

Zëdhënësi i guvernatorit në provincën Sari Pul, Zabibullah Amani, tha se në një varrezë ishin 28 trupa të pajetë dhe në tjetrën tetë.

“Shumica e viktimave ishin me kokë të prerë”, tha Amani, duke theksuar se të gjithë ata ishin meshkuj, përfshirë tre djem të moshës ndërmjet 8 ose 15 vjeçare.

Forcat policore po zhvillojnë kërkime për më tepër varreza të mundshme.

Sot janë varrosur disa trupa të pajetë.

Zyra e guvernatorit të provincës, Sari Pul, tha se së paku 62 vetë janë konfirmuar të vrarë nga sulmi në fshatin Mirzawaland, javën e kaluar, ndërsa numri i të vrarëve mund të rriteet.

Komisioni i pavarur për të drejtat e njeriut në Afganistan tha se hetimi preliminar ka sugjeruar se militantët nga grupi taliban dhe ekstremistët e Shtetit Islamik, që janë armiq të mëdhenj, kësaj radhe kishin vepruar së bashku.

Por, talibanët thanë se e kanë kryer sulmin të vetëm dhe nuk kanë vrarë civilë.

Shteti Islamik në deklaratën e vet më 14 gusht ka pretenduar se e ka udhëhequr sulmin dhe i ka vrarë afro 54 myslimanë shiitë, që është grup pakicë në Afganistan, që shpeshherë u është nënshtruar sulmeve të grupit ekstrmist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG