Ndërlidhjet

Serbia i ofron shtetësi "Pikasos së Vogël"


Pamje nga ekspozita e djaloshit 10 vjeçar, Fahrad Noory në Beograd.

Serbia i ka ofruar shtetësinë serbe, familjes së 10 vjeçarit afgan, Fahrad Noory, i cili tashmë njihet si “Pikaso i Vogël”, për shkak të krijimeve të tij artisike.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka bërë ofertë 10 vjeçarit dhe familjarëve të tij, pas një takimi me të, në Beograd.

Ai po ashtu i ka premtuar bursë për zhvillimin e talentit të tij për art, si dhe punësimin e babait të tij.

Noory dhe familja e tij janë duke jetuar për 8 muaj në një kamp të refugjatëve në Beograd.

Portretet e kancelares gjermane, Angela Merkel, piktorit, Salvador Dali, dhe shumë të tjera, e kanë bërë djaloshin, yll në mediat lokale.

Javën e kaluar është mbajtur një ekspozitë me piktuarat e tij në Beograd, duke dërguar të gjitha fondet për një fëmijë, i cili po trajtohet nga kanceri një tru.

Familja e Nooryt ka arritur në Serbi gjatë valës së madhe të migrantëve për të nisur një jetë të re në vendet perëndimore evropiane, mirëpo ka mbetur në Beograd, pas mbylljes së të ashtuquajturave “Rrugët Ballkanike”.

“Ne nuk jemi të pasur sikur zviceranët, mirëpo Beogradi është qyteti i mirë, dhe nëse dëshironi të jetoni këtu, ne do t’ju japim menjëherë shtetësinë serbe”, ka thënë Vuçiq.

Familja nuk është deklaruar nëse do ta pranojë ofertën e presidentit serb.

Autoritetet serbe kanë thënë se afro gjysma e 4,000 refugjatëve që jetojnë në Serbi, janë fëmijë.

XS
SM
MD
LG