Ndërlidhjet

Lufta me Korenë V. do te ishte "tmerrshme", por jo e "paimagjinueshme"


Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali ,Joseph Dunford në Pekin

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali, Joseph Dunford, ka thënë se opsioni ushtarak ndaj kërcënimeve të Koresë Veriore për lansim të raketave, do të ishte i “tmerrshëm”, mirëpo e ka quajtur “ të paimagjinueshëm”, mundësinë që t’i lejohet Penjanit, zhvillimi i raketave bërthamore me kapacitet për të arritur në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Dunford, u ka thënë gazetarëve në Pekin, se presidenti Donald Trump, “ka kërkuar nga ne, një opsion ushtarak të besueshëm, dhe kjo është pikërisht ajo që jemi duke bërë”.

“Ashtu siç u kam treguar homologëve, qofshin miq apo armiq, nuk është e paimagjinueshme të kemi opsione ushtarake për t’ju përgjigjur kapaciteteve bërthamore të Koresë Veriore”, ka thënë Dunford.

“Çka është e paimagjinueshme për mua, është dhënia e mundësisë së Koresë Veriore për krijimin e armëve bërthamore, me kapacitet për të arritur në Denver, apo Kolorado, kjo është e paimagjinueshme për mua. Kështu që detyra ime është të zhvillojë opsione ushtarake, që të sigurohem se një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG