Ndërlidhjet

Trump "sulmon" senatorin republikan


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka “sulmuar”, kolegun e tij republikan, senatorin, Lindsey Graham, duke e cilësuar si ligjvënës “në kërkim të publicitetit”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Trump e ka kritikuar Graham për komentet që ai ka bërë rreth deklaratave të presidentit për dhunën dhe vdekjen e një gruaje në protestat e Sharllotsvill, në Virxhnia.

Të mërkurën, Graham ka thënë se deklaratat e Trumpit, pas përleshjeve në protestat e vikendit, kanë sugjeruar “barazi morale”, ne mes të dy palëve.

Me këtë koment, ai i ka bërë thirrje presidentit Trump, të zgjedhë fjalët dhe të shpëtojë amerikanët.

“Në kërkim të vëmendjes, Lindsey Graham, ka deklaruar gabimisht kur ka potencuar se unë kam thënë që ka një barazi morale në mes të grupeve KKK, neo-nazistëve, nacionalistëve të bardhë dhe personave si zonja Heyer”, ka thënë Trump në Twitter.

Në këtë rast ai i është referuar 32 vjeçares, Heather Heyer, e cila ka vdekur pasi një veturë ka përplasur me fuqi protestuesit, gjatë marshit të vikendit.

“Gënjeshtër e neveritshme”, ka thënë Trump për komentet e Graham.

Vdekja e Heyer ka ndodhur gjatë përplasjeve, në mes të nacionalistëve të racës së bardhë dhe kundërshtarëve të tyre.

Një 20 vjeçar është akuzuar për vrasjen e viktimës.

XS
SM
MD
LG