Ndërlidhjet

Lajme

Senatorja australiane veshë burka në Parlament 

Ilustrim
Ilustrim

Senatorja australiane, Pauline Hanson, ka veshur burka, një veshje islame ku mbulohet krejtësisht fytyra, teksa ka dalë në foltoren në Dhomën e Lartë të Parlamentit.

Me këtë gjest, ajo është përpjekur që të shtyjë përpara kërkesën e partisë së saj të ekstremit të djathtë, që të ndalojë veshjen e burkas në publik.


Hanson e mbajti të veshur burkan për më shumë se 10 minuta dhe më pas e hoqi dhe tregoi, pse sipas saj, duhet ndaluar mbulimi i plotë i fytyrës.


“Askush nuk duhet të lejojë që dikush të fshihet pas një velloje, përderisa ka shqetësime për sigurinë”, tha ajo.


Prokurori i Përgjithshëm në Australi, George Bradis ka thënë se Qeveria nuk do ta ndalojë veshjen e burkas.

Ai ka thënë se veprimi i senatores Hanson rrezikon të zemërojë rreth 500 mijë australianë, të cilët i përkasin fesë islame.

XS
SM
MD
LG