Ndërlidhjet

Dy të vdekur nga sulmi me thikë në Finlandë


Policia finlandeze duke patrulluar në një stacion të trenit, derisa është njoftuar pë sulmin me thikë në Turku, Finlandë
Policia finlandeze duke patrulluar në një stacion të trenit, derisa është njoftuar pë sulmin me thikë në Turku, Finlandë

Policia finlandeze, ka thënë se dy persona janë vrarë dhe të paktën gjashtë të tjerë janë lënduar, pasi janë sulmuar me thikë në perëndim të qytetit Turku.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet e sulmit, që ka ndodhur afër sheshit Puuori.

Gazeta finlandeze, Helsingin Sanomat, ka raportuar se tetë persona janë dërguar në spital, për shkak të sulmit, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Policia, është duke paralajmëruar njerëzit të qëndrojnë larg kësaj zone, derisa kanë shtuar forcat e sigurisë.

Policia e ka arrestuar një person, pasi fillimisht ka shtënë në të.

“Qeveria është duke e përcjellur me kujdes ngjarjet në Turku dhe operacionin policor. Ju njoftojmë më vonë”, ka thënë kryeministri, Juha Sipila, përmes llogarisë së tij në Twitter.

XS
SM
MD
LG