Ndërlidhjet

Spanjë: Policia e vazhdon kërkimin për të dyshuarin për sulm në Barcelonë


Lulet dhe qirinjtë janë vendosur në flamurin e Katalonisë në një pikë të përkujtimit për viktimat e sulmit terroriste në Barcelonë

Policia në Spanjë e ka vazhduar kërkimin për shtetasin maroken, i cili është i dyshuar se e ka kryer sulmin e dyfisht terrorist në Barcelonë dhe në një pushimore bregdetare, para dy ditësh.

Policia tha sot se janë gjetur afro 120 bombola të llamarinës me gaz në një shtëpi në qytetin Alkanar, ku autoritetet konsiderojnë se janë planifikuar të dy sulmet.

“Ne besojmë se për muaj të tërë ata kanë përgatitur aksione terroriste nga Alkanari”, ka shkruar në rrjetin Twitteer policia e Katalonisë.

Pesë prej anëtarëve të dyshuar të celulës terroriste ishin vrarë pas këmbimit të të shtënave me policinë në pushimoren Kambrilis, pasi një femër ishte vrarë dhe gjashtë persona të tjerë ishin plagosur, nga goditja me veturë. Katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar.

Konsiderohet se dy terroristë të dyshuar janë vrarë gjatë një eksplodimi në një shtëpi në Alkanar, më 16 gusht, ndërsa shoferi, i cili i ka vrarë 13 vetë dhe i ka plagosur dhjetëra të tjerë me makinën e tij në Barcelonë, ende mbetet në arrati.

Policia tha se nuk përjashtohet mundësia ky i dyshuar me emrin, Younes Abouyaaqoub, 22 vjeçar nga Maroku, ka ikur duke e kaluar kufirin në Francë.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e fundit në Spanjë.

XS
SM
MD
LG