Ndërlidhjet

SHBA: Misionet diplomatike në Rusi i suspendojnë operacionet për viza


Pamje e ndërtesës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Moskë

Shtetet e Bashkuara thonë se “të gjitha operacionet për viza joimigrante” në misionet amerikane në gjithë Rusinë, do të suspendohen prej pasnesër, për shkak të urdhrit të Rusisë për reduktimin e personelit diplomatik amerikan në Rusi.

Këtë njoftim e ka bërë sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Rusi, e cila po ashtu, theksoi se operacionet do të vazhdojnë më 1 shtator në Moskë.

Megjithatë, operacionet për viza në konsullatat e Shteteve të Bashkuara do të “pezullohen për periudhë të pakufizuar”, thuhet në kumtesë.

“Vendimi i Rusisë për reduktim të pranisë diplomatike amerikane këtu, e ka vënë në pikëpyetje seriozitetin e Rusisë për krijim të marrëdhënieve më të mira”, thuhet në kumtesë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, muajin e kaluar ka urdhëruar që Shtetet e Bashkuara ta zvogëlojnë numrin e diplomatëve dhe puntëorëve të tjerë për 755 nëpunës prej gjithsej 1,200 nëpunësve në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe në konsullatat amerikane në Rusi.

Ky veprim u ndërmor në shenjë të hakmarrjes, pasi Kongresi amerikan e miratoi legjislacionin për ashpërsimin e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë dhe për akuzat për përzierje në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara në vitin 2016.

XS
SM
MD
LG