Ndërlidhjet

Nga goditja me makinë në Marsejë, një i vrarë dhe një i plagosur


Pamje gjatë hetimeve në vendin e sulmit të sotëm me makinë në Marsejë të Francës

Një peson është vrarë dhe një tjetër është plagosur në qytetin-port, Marsejë në Francë, pasi një automobil i ka goditur dy stacione të autobusëve, kanë thënë autoritetet.

Policia tha se shoferi i dyshuar është arrestuar pas sulmit të sotëm.

Autoritetet kanë këshilluar që njerëzit t’i shmangen pjesës së Portit të Vjetër të qytetit, pas incidentit vdekjeprurës.

Autoritetet nuk kanë thënë nëse ky incident po trajtohej si sulm terrorist apo si aksident.

XS
SM
MD
LG