Ndërlidhjet

Finlanda identifikon të dyshuarin e sulmit me thikë


Pamje të forcave policore pas sulmit në Turku, Finlandë

Nesër do të paraqitet para gjykatës, Abderrahman Mechkah, i dyshuar për sulmin me thikë në Finlandë, në të cilin kanë vdekur dy gra dhe tetë persona të tjerë janë lënduar.

Policia finlandeze dyshon se ky mund të ketë qenë sulmi i parë i lidhur me terrorizëm në këtë vend.

Gjykata gjatë ditës së sotme, ka thënë se i dyshuari,Mechkah, me shtetësi marokene dhe kërkues i azilit në Finlandë, do të paraqitet me video lidhje nga spitali, pasi ishte qëlluar në këmbë nga policia, përpara se të arrestohej gjatë ditës së premte.

Policia dyshon se ka mundësi që i dyshuari të ketë pasur cak gratë e vdekura.

Gjykata ka thënë se krimet po trajtohen si vrasje dhe tentim vrasje, me qëllime terroriste.

Policia ka thënë më herët se roli i katër marokenëve të ndaluar për lidhje të mundshme me sulmin në Turku, është ende në zbulim e sipër.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e ditës së premte, ndonëse policia është duke hetuar për ndonjë lidhje të mundshme me sulmin e së enjtes me furgon në Barcelonë, në të cilin kanë vdekur 13 persona.

XS
SM
MD
LG