Ndërlidhjet

Kabuli mirëpret angazhimin e Trumpit në Afganistan


Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, mirëpriti vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të vazhduar angazhimin e trupave amerikane në luftën e forcave afgane kundër kryengritësve talibanë.

Ghani falënderoi SHBA-në për, siç tha, mbështetjen e “luftës së përbashkët kundër kërcënimit terrorist”.

Trump konfirmoi se ushtria amerikane do të mbetet e angazhuar në konfliktin e hapur në Afganistan, edhe pse më herët ka thënë se ai e mbështet tërheqjen e saj.

Trump dha pak detaje për planin e angazhimit, por e veçoi Pakistanin si strehë të ekstremistëve.

Zyrtarët pakistanezë i hodhën poshtë këto pohime.

Talibanët, në anën tjetër, paralajmëruan se Afganistani do të bëhet një “varrezë tjetër” për SHBA-në nëse ajo nuk i tërheq trupat.

NATO, ndërkaq, bëri thirrje për paqe në Afganistan.

“NATO inkurajon të gjithë afganët të punojnë së bashku drejt një zgjidhjeje të negociuar politike dhe drejt paqes së qëndrueshme”, tha për Radion Afganistani i Lirë Marion Aubry, zëdhënëse e Përfaqësuesit Civil të NATO-s në Afganistan.

XS
SM
MD
LG