Ndërlidhjet

Makolli: AKR-ja nuk ka marrëveshje me PAN-in


Ilustrim

Aleanca Kosova e Re e cila drejtohet nga afaristi i njohur Behgjet Pacolli, ka konfirmuar se nuk ka arritur ndonjë marrëveshje me koalicionin PAN, ku bëjnë pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma.

Zëvendëspresidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleanca Kosova e Re, Vesel Makolli tha për Radion Evropa e Lirë se AKR-ja nuk ka deri me tash asnjë marrëveshje me koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën,i njohur si koalicioni PAN.

Makolli deklaroi se deputetët e AKR- së nesër do të jenë në seance, por nuk do të votojnë për kandidatin për kryetar të Kuvendit nga koalicioni PAN.

"Me sa e di unë koalicioni PAN, nga ne nuk i ka votat. Qëndrimi ynë nuk është për ta votuar dhe besoni se nuk ka marrëveshje", tha Makolli.

Ai ka shtuar se lideri i partisë Behgjet Pacolli ka sugjeruar që të gjithë liderët e subjekteve politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës të angazhohen për të dalë nga kjo gjendje, e cila ka bllokuar procesin eformimit të institucioneve të reja.

"Nuk ka marrëveshje. Këtu në Ballkan po keqinterpretohen gjerat se po nxirret nga kontesti një konkluzion apo një qëndrim. Ne e kemi thënë ata që duhet të gjendet një zgjidhje sidomos ky apel vlen për opozitën e cila po rrinë në istikamet e veta. Kemi 61 deputet e këta nuk lëvizin nga vendi. Prandaj nuk ka qenë vendim që ad-hok të shkohet kjo është keqkuptuar apo keqkuptuar nuk e i di", tha Makolli.

AKR ka garuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në kuadër të koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe subjektin Alternativa.

XS
SM
MD
LG