Një minibus me targa të Spanjës, ku ka pasur shishe të gazit, është gjetur afër sallës së koncerteve, ku dje më herët gjatë ditës është anuluar një koncert i muzikës rok për shkak të kërcënimit, ka thënë kryetari i qytetit të Roterdamit, Ahmed Aboutaleb.
Ky zyrtar gjatë një konference për gazetarë tha se nuk është e qartë nëse kërcënimi dhe minibusi ishin të ndërlidhur.
Shoferi i automjetit është arrestuar për tu marrë në pyetje.
Policia në Roterdam tha se koncerti i grupit amerikan, Allah-Las, ishte anuluar për shkak të “kërcënimit të mundshëm terrorist”.