Ndërlidhjet

Rusi: Ish-zyrtari i lartë financiar thotë se nuk është arrestuar


Sergei Aleksashenko
Sergei Aleksashenko

Ish-zyrtari i lartë i Bankës Qendrore të Rusisë, Sergei Aleksashenko, i cili është i njohur për kritikat e tij ndaj politikave të Kremlinit, i ka hedhur poshtë raportet në media për arrestimin e tij në aeroportin e Moskës, për shkak të dështimit për të paraqitur deklaratë doganore lidhur me medaljet e epokës sovjetike.

Tabloidi moskovit, Moskovsky Komsomolets, i ka cituar zyrtarët doganorë që kanë thënë se Aleksashenko aksualisht ishte arrestuar në aeroportin, Domodedovo, derisa përgatitej të fluturonte për në Munih të Gjermanisë.

Pas këtij raporti, agjencia Interfax e ka botuar një artikull të ngjashëm, duke thënë se doganierët i kanë gjetur 7 medalje ushtarake dhe një tjetër çmim të periudhës sovjetike në çantën e tij të dorës dhe se ai nuk ka pasur dokumente të nevojshme, meqë Aleksashenko ka thënë se ato janë pjesë e koleksionit të tij personal.

Theksohet se vlera e tyre ishte 13 mijë dollarë amerikanë dhe se Aleksashenko ballafaqohej me dënim të mundshëm me burg për trafikim të materialit të kontrabanduar.

Në komentet e publikara në rrjetin Twitter, Aleksashenko tha se nuk ka qenë i arrestuar dhe se gjatë dy javëve ishte jashtë Rusisë.

Tash Sergei Aleksashenko jeton në Shtetet e Bashkuara dhe është bashkëpunëtor i Institutit Brukings me seli në Uashington.

Raportohet se ai ishte edhe këshilltar ekonomik i liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, i cili është aktivist i përbetuar kundër korrupsionit. Zoti Navalny synon të garoj për president të Rusisë në zgjedhjet e ardhshme, në muajin mars të vitit 2018.

XS
SM
MD
LG