Ndërlidhjet

Ukrainë: Shënohet Dita e Pavarësisë


Pamje e një pjese të Kievit
Pamje e një pjese të Kievit

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, dhe të ftuar të tjerë të jashtëm, kanë arritur në kryeqytetin Kiev, për të marrë pjesë në festimet me rastin Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.

Zoti Mattis, që është sekretari i parë amerikan i mbrojtjes, i cili e viziton Ukrainën gjatë një dekade, sot pritet të takohet me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe me ministrin e mbrojtjes, Stepan Poltorak.

Përvjetori i 26-të i pavarësisë së Ukrainës nga ish-Bashkimi Sovjetik, po shënohet derisa qeveria në Kiev dhe separatistët e mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të këtij vendi, kanë shprehur përkushtim për respektim të marrëveshjes për armëpushim, para fillimit të vitit të ri shkollor.

Disa pajtueshmëri për armëpushim të shpallura në kuadër të Marrëveshjes së Minskut në vitin 2015, kanë dështuar.

Prej prillit të vitit 2014, kur ka filluar ky konflikt, Kombet e Bashkuara vlerësojnë se janë vrarë 10,090 njerëz, përfshirë 2,777 civilë, dhe së paku 23,966 vetë janë plagosur.

XS
SM
MD
LG