Ndërlidhjet

Personeli ka filluar të kthehet në Ambasadën e Serbisë në Shkup


Një person duke kaluar afër Ambasadës së Serbisë në Shkup, e cila ishte mbyllur gjatë fundjavës së kaluar

Ambasada e Serbisë në Maqedoni nesër do ta vazhdoj punën, raporton agjencia Beta nga Shkupi.

Në Ambasadën e Serbisë kësaj agjencie i është thënë se anëtarët e parë të personelit tashmë kanë arritur, ndërsa gjatë ditës do të kthehen të gjithë.

Sipas paralajmërimeve të mëparshme nga Ministria e jashtme e Serbisë, ambasadorja, Dushanka Divjak Tomiq, në Shkup do të kthehet më 31 gusht, ndërsa më 1 shtator do të kërkoj pranim te kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Fundjavën e kaluar, Serbia e ka tërhequr personelin e vet nga Ambasada në Shkup për konsultime, ndërsa presidenti, Aleksandar Vuçiq, pat thënë se ky veprim ishte bërë pasi autoritetet në Maqedoni kishin paraqitur dëshmi për një veprim tejet intensiv të inteligjencës kundër organeve dhe institucioneve të Serbisë.

XS
SM
MD
LG