Ndërlidhjet

Kushner: Trump “shumë i përkushtuar” për paqe në Lindjen e Mesme


Jared Kushner

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, tha se presidenti amerikan, Donald Trump, mbetet “shumë i përkushtuar” për arritjen e paqes ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.

Kushner, i cili është dhëndër i presidentit Trump, këto komente i ka bërë sot në Jerusalem, fillim të bisedimeve me kryeministrin izraelit, Benjam Netanyahu.

Më vonë gjatë ditës, Kushner do të udhëtoj edhe në Ramallah të Bregut Perëndimor, për takim me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

Jared Kushner po e udhëheq delegacionin amerikan në rajon për të diskutuar për mënyrat e mbështetjes së përpjekjeve për paqe, ndërsa deri tash ka pasur pak sugjerim për progres të rëndësishëm, që do të mund të bëhej për përfundimin e konfliktit izraelito-palestinez, që po zgjatë me dekada.

XS
SM
MD
LG