Ndërlidhjet

Gjenerali amerikan: Nuk do të dështojmë në Afganistan


Gjenerali i ushtrisë amerikane, John Nicholson.

Komandanti i lartë i ushtrisë amerikane në Afganistan, gjenerali John Nicholson, tha se strategjia e re e SHBA-së dëshmon përkushtimin e saj për një Afganistan të qëndrueshëm.

Të hënën, presidenti amerikan, Donald Trump, ka prezantuar strategjinë duke u zotuar se do të vazhdojë t’i mbajë trupat amerikane në Afganistan për të luftuar militantët dhe se nuk do të tolerojë më Pakistanin që të shërbejë si strehë e grupeve terroriste.

“Nuk do të dështojmë në Afganistan. Siguria jonë kombëtare, siguria e Afganistanit dhe siguria e të gjithë aleatëve dhe partnerëve tanë varet nga kjo. Talibanëve u them: keni zgjidhje të thjeshtë, ndaloni të luftoni kundër bashkatdhetarëve tuaj”, tha Nicholson për gazetarët në Kabul.

Në përgjigje, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se militantët do të vazhdojnë të luftojnë "derisa asnjë ushtar amerikan të mos mbetet në Afganistan".

Nicholson po ashtu u zotua se do të shkatërrojë degët e grupit militant Shteti Islamik në Afganistan. “Do t’i ndjekim ato kudo që bëjnë strehë”, tha ai.

XS
SM
MD
LG