Ndërlidhjet

Pas tensioneve, takim i ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Serbisë


Ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitrov

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe ai i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, pritet të takohen sot në Nish të Serbisë, në përpjekje për zgjidhjen e çështjeve kontestuese ndërmjet dy vendeve fqinje, pas tensioneve diplomatike, që kanë ndikuar që Beogradi, papritmas, e ka tërhequr personelin diplomatik nga Ambasada e Serbisë në Shkup.

Marrëveshja për takimin e sotëm u arrit dje gjatë një bisede telefonike të dy ministrave.

Pas kësaj bisede, Ministria e jashtme e Serbisë ka njoftuar se të dy palët “do t’i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura nëpërmjet dialogut me synim të përmirësimit të raporteve miqësore ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve”.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur raporte se disa pjesëtarë të personelit të Ambasadës së Serbisë në Shkup kanë filluar të kthehen.

XS
SM
MD
LG