Ndërlidhjet

Rusi: Kritikë Interpolit për mospublikim të fletarrestit për investitorin Browder


Investitori William Browder
Investitori William Browder

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Rusisë e ka kritikuar refuzimin e fundit të Inteerpolit, që investitori britaniko-amerikan, William Browder, të përfshihet në listën ndërkombëtare të personave të kërkuar , ka raportuar agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS.

Kjo agjenci ka raportuar dje se Ministria e brendshme ruse në qershor të këtij viti, ka dërguar kërkesë në Interpol për fletarrest “lidhur me ndjekjen e Browderit për krime konvencionale”.

“Pavarësisht nga kjo, Interpoli ka refuzuar ta përfshijë atë në listën e të kërkuarve, duke e cituar një vendim të mëparshëm”, ka njoftuar Zyra e prokurorit rus, dhe ka shtuar se ka bërë “vërejtje”, që janë të njohura për Interpolin.

Këshilli i Evropës këtë vit tejet ashpër i ka kritikuar përpjekjet e mëparshe të Rusisë për arrestim të zotit Browder, nëpërmjet Interpolit, duke vlerësuar se kjo paraqet “abuzim” të sistemit nga shtetet anëtare duke synuar arritje të “qëllimeve politike”.

Investitori Browder vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat ruse kundër tij.

XS
SM
MD
LG