Ndërlidhjet

Ukrainë: Raportohet për shkelje të armëpushimit


Pamje nga një stërvitje e pjesëtarëve të ushtrisë së Ukrainës

Ushtria e Ukrainës dhe separatistët e mbështetur nga Rusia, kanë bërë akuza reciproke për shkelje të armëpushimit të shpallur para fillimit të vitit të ri shkollor.

Ky armëpushim i ri ka hyrë në fuqi sot, një javë para se nxënësit të kthehen në shkolla më 11 shtator.

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës tha se shkelja e parë është shënuar menjëherë pas mesnatës, disa minuta pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, kur separatistët e kanë sulmuar fshatin, Talakivka, në rajonin Donjeck, me armatime të vogla dhe armë automatike.

Nga ana tjetër, separatistët në Donjeck thanë se ata e kanë pësuar viktimën e parë pasi ka filluar armëpushimi, meqë një luftëtar i tyre është vrarë nga një snajper i ushtrisë së Ukrainës.

Prej shkurtit të vitit 2015, kur është arritur Marrëveshja e Minskut, disa armëpushime të shpallura nuk janë respektuar.

Nga luftimet në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet ushtrisë dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, prej prillit të vitit 2014, janë vrarë më se 10 mijë vetë.

XS
SM
MD
LG