Ndërlidhjet

Gjermania ilegalizon një ueb-faqe të ekstremit të djathtë


Protestat e anti-kapitalistëve në Hamburg. Korrik, 2017.
Protestat e anti-kapitalistëve në Hamburg. Korrik, 2017.

Gjermania ndaloi një portal të ekstremit të djathtë, duke e akuzuar për nxitje të dhunës dhe tubimin e aktivistëve, që kanë shkaktuar trazira gjatë samitit të G20-ës (grupit të vendeve të industrializuara), muajin e kaluar, në Hamburg.

Nga tash e tutje është krim përdorimi i ueb-faqes linksunten.indymedia, tha ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere.

Policia konfiskoi kompjuterë dhe disa armë gjatë bastisjes së banesave të aktivistëve në rajonin Baden-Vuerttemberg.

Me një postim në Twitter, Ministria e Brendshme e Gjermanisë e cilësoi portalin si “platformë qendrore të komunikimit për ekstremistët e djathtë, të prirë për dhunë”.

Dhjetëra protestues antikapitalistë janë përleshur me policinë gjatë samitit të G0-ës.

XS
SM
MD
LG