Ndërlidhjet

Në duelin e shumëpritur boksieri Mayweather e nokautoi rivalin McGregor


Floyd Mayweather pas fitores së mbrëmshme në las Vegas
Floyd Mayweather pas fitores së mbrëmshme në las Vegas

Boksieri i pamëshirshëm amerikan, Floyd Mayweathwr, ka fituar me nokaut teknik në rundin e 10 kundër rivalit të tij irlandez, Conor McGregor, duke e forcuar trashëgiminë e tij si njëri prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave. Ishte paraparë që dueli të zgjaste 12 runde.

Kjo fitore, për të cilën Mayweather, 40 vjeçar, ka insistuar se do të jetë e fundit në karrierën e tij, meqë planifikon të tërhiqet nga arena e boksit, ishte e 50-ta me radhë, pa humbje, kështu që ia kaloi edhe legjendës së kategorisë së rëndë, Rocky Marcianos, i cili i pat fituar 49 duele pa pësuar disfatë.

“Kjo ishte lufta ime e fundit, me siguri”, tha Mayweather derisa qëndronte në ring, pas fitores.

Ai tha se rivali i tij, McGregor (29 vjeçar) ishte boksier shumë i mirë. McGregor është edhe yll i garave në “Ultimate Fight”.

Ky takim që ishte pritur me interesim të madh në gjithë botën, u zhvillua në Las Vegas, para më se 20 mijë shikuesve.

Ishte paralajmëruar se për këtë duel, Mayweather do t’i fitonte 250 milionë dollarë, ndërsa rivali i tij, McGregor, së paku 70 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG