Ndërlidhjet

SHBA: Raportohet për dy të vdekur nga uragani Harvey


Një person në rrugët e qytetit Korpus Kristi ballafaqohet me erërat e forta të uraganit Harvey

Raportohet se dy persona kanë humbur jetën nga uragani më i fuqishëm në më tepër se gjysmë shekulli, që e ka goditur gjirin bregdetar të Shteteve të Bashkuara.

Paralajmërohet se do të ketë më tepër të reshura shiu dhe vërshime “katastrofike” gjatë ditëve të ardhshme.

Uragani Harvey, pardje e ka goditur shtetin amerikan, Teksas, si stuhi e kategorisë së 4-të, që është niveli i dytë më i lartë i sistemit të kategorizimit, me erëra me shpejtësi deri në 130 kilometra në orë.

Aktualisht, kategoria e tij është ulur dhe ai tash vlerësohet si stuhi tropikale.

Një person ka vdekur nga zjarri në shtëpinë e tij,ka njoftuar prefekti i qytetit bregdetar, Rockport, ndërsa një femër e ka humbur jetën derisa ishte në makinën e saj në rrugët e vërshuara të qytetit Hjuston.

Stuhia e fundit me kategorinë 4, që i kishte goditur Shtetet e Bashkuara, ishte uragani Charlie në gusht të vitit 2004 në Floridë.

Uragani Harvey është stuhia më e fuqishme që e ka goditur Teksasin prej vitit 1961.

XS
SM
MD
LG