Ndërlidhjet

Volker: Ukraina ende nuk është e gatshme për NATO


Kurt Volker
Kurt Volker

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për përpjekjet për përfundimin e luftës në Ukrainë, Kurt Volker, thotë se ky vend ende nuk është i gatshëm për anëtarësim në NATO dhe nuk është as afër për ta marrë ftesën për bashkim me aleancën.

Gjatë një interviste për rrjetin televiziv, Pryamyi TV, në Ukrainë, mbrëmë vonë, zoti Volker tha se përgatitjet për pranim në aleancën perëndimore të sigurisë zgjasin shumë, megjithqë ai beson se ky vend do të jetë i aftë për t’i bërë të gjitha reformat e nevojshme, përfshirë atë në fushën e sigurisë, që janë të nevojshme për anëtarësim në NATO.

Ai ka theksuar se vendimi final për anëtarësim i takon Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa Rusia dhe të gjitha palët e tjera, duhet ta respektojnë këtë vendim.

I dërguari special amerikan e ka përshëndetur vendimin e qeverisë në Kiev në vitin 1994, për tërheqje nga armatimi atomik, duke thënë se ai nuk “mendon se armatimet atomike janë diçka pozitive për Ukrainën”.

I pyetur për ushtrimet e përbashkëta ushtarake bjelloruse – ruse, që do të mbahen në periudhën prej 14 e deri më 20 shtator, zoti Vokker tha se ky ushtrim i quajtur, Perëndimi 2017, tregon se vendet perëndimore duhet ta zhvillojnë së bashku sistemin e tyre të sigurisë dhe të jenë të gatshme për të gjithë skenarët e mundshëm.

Në këto ushtrime ushtarake, që mbahen çdo dy vjet, pritet të marrin pjesë afro 13 mijë ushtarë.

XS
SM
MD
LG