Ndërlidhjet

Policia e ka arrestuar edhe personin e dytë për sulmin në Londër


Polici londinez duke qëndruar në vendin ku ishte arrestuar një person që e ka sulmuar policinë me thikë
Polici londinez duke qëndruar në vendin ku ishte arrestuar një person që e ka sulmuar policinë me thikë

Policia britanike thotë se e ka arrestuar edhe personin e dytë lidhur me sulmin kundër tre oficerëve të policisë, nga një person me thikë në Pallatin Buckingham në Londër.

Personi 30 vjeçar është arrestuar në pjesën perëndimore të Londrës i dyshuar se ishte “i involvuar në planifikimin, përgatitje ose nxitje të terrorizmit”, tha sot policia.

Para dy ditësh një person e ka sulmuar minibusin e policisë në rezidencën zyrtare të Mbretëreshës në Londër dhe është mbajtur nga tre oficerët e policisë, të cilët pësuar lëndime të vogla.

Policia tha se personi 26 vjeçar, i cili ishte arrestuar në vendin e ngjarjes, tash për tash mbetet në paraburgim deri më 1 shtator.

XS
SM
MD
LG