Ndërlidhjet

Tillerson: Do të bëhet “presion paqësor” ndaj Koresë Veriore


Rex Tillerson
Rex Tillerson

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, thotë se lansimi i tri raketave balistike nga Koreja Veriore, këtë javë, ishte një akt provokues, por Uashingtoni do të vazhdoj të gjej zgjidhje paqësore.

“Ne e shohim këtë si akt provokues kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë”, tha sot Tillerson, gjatë një interviste për rrjetin televiziv, Fox News.

“Ne do të vazhdojmë me fushatën e presionit tonë paqësor, siç e kam përshkruar unë, duke punuar me aleatët, me Kinën, po ashtu, për të parë se nëse ne do ta sjellim regjimin në Phenian në tryezën e negociatave”, tha Tillerson.

Dje Koreja Veriore i ka shkrepur tri raketa me rreze të shkurtër veprimi në Detin e Japonisë.

Zyrtarë ushtarakë të Koresë Jugore thanë se këta projektilë kishin fluturuar afro 250 kilometra dhe kishin rënë në det.

Komanda për Paqësor e Shteteve të Bashkuara tha se i ka detektuar tri raketa balistike me rreze vtë shkurtër veprimi, që duket se ose kishin dështuar gjatë fluturimit ose kishin eksploduar pothuajse menjëherë.

Ushtria amerikane tha se raketat nuk kishin për qëllim ta goditnin ujëdhesën amerikane Guam në Paqësor.

Aktualisht, Pheniani ishte kërcënuar për ta goditur Guamin me raketë, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, ishte përgjigjur se Shtetet e Bashkuara, në rast të sulmit të këtillë, do të hakmerreshin.

XS
SM
MD
LG