Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Putin për vizitë në Hungari


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, viziton sot Hungarinë.

Kremlini bëri të ditur se Putin do të ndjekë ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror të Xhudos në Budapest, ndërsa do të ketë takim pune edhe me presidentin e Hungarisë, Viktor Orban.

Kjo është vizita e dytë e Putinit këtë vit në Hungari.

Lidhjet e Moskës me Budapestin janë më të ngrohta se me shumicën e vendeve të tjera të BE-së.

Putin po ashtu mban rripin e zi në xhudo dhe është president nderi i trupit drejtues të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

XS
SM
MD
LG