Ndërlidhjet

Protesta kundër SHBA-së në Pakistan


Pakistan

Qindra njerëz janë mbledhur në veriperëndim të Pakistanit për të protestuar kundër deklaratave të Shteteve të Bashkuara se Pakistani ofron "streha të sigurta" për grupet ekstremiste.

Demonstruesit janë mbledhur në Peshauar, Suat, Mohmand dhe Bajaur duke thirrur slogane kundër SHBA-së.

Ata janë udhëhequr nga liderët lokalë të partive fetare Jumat-e-Islami dhe Jamiat Ulema-e Islam.

Duke preznatuar strategjinë e SHBA-së për luftën në Afganistan, presidenti Donald Trump ka thënë më 21 gusht se Pakistani ofron streha të sigurta për "agjentët e kaosit".

Trump i ka bërë thirrje Indisë - rivale e Pakistanit - që të ofrojë më shumë ndihmë ekonomike për Afganistanin.

"Pakistani do të humbasë shumë nëse vazhdon të strehojë terroristët. Asnjë partneritet nuk mund të mbijetojë me strehimin e militantëve"", ka thënë Trump.

Islamabadi i mohon deklaratat se ai është i butë ndaj militantëve.

XS
SM
MD
LG