Ndërlidhjet

Kenia ndalon përdorimin e qeseve të plastikës


Ilustrim
Ilustrim

Në Kenia ka hyrë në fuqi ndalimi i përdorimit të qeseve të plastikës.

Kushdo që shet, prodhon ose bart qese plastike, nga sot mund të përballet me gjobë deri në 38 mijë dollarë ose dënim me burg deri në katër vjet.

Qeveria thotë se ndalesa do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit.

"Qeset plastike përbëjnë sfidën më të madhe për menaxhimin e mbeturinave të ngurta në Kenia. Ky është bërë makthi ynë mjedisor që duhet ta mposhtim me çdo kusht", tha për BBC-në ministrja e Mjedisit, Judy Wakhungu.

Prodhuesit e qeseve kanë paralajmëruar se do të humben 80 mijë vende pune.

Sipas llogaritjeve, kenianët kanë përdorur rreth 24 milionë qese plastike në muaj.

Edhe disa vende të tjera afrikane i kanë ndaluar ato, përfshirë Ruandën, Mauritaninë dhe Eritrenë.

XS
SM
MD
LG