Ndërlidhjet

Sulm vdekjeprurës në një treg në Bagdad


Bagdad, 28 gusht 2017.
Bagdad, 28 gusht 2017.

Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe mbi 25 të tjerë janë plagosur nga shërthimi i makinës bombë në një treg perimesh në Bagdad.

Policia irakiane tha se makina e mbushur me eksplozivë ka shpërthyer në tregun Jamila, në lagjen Sadr Siti.

Grupi militant Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Viktimat përfshijnë pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë.

Sulmi vjen në kohën kur forcat e Irakut, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, janë në fazat përfundimtare të rikthimit të qytetit Tal Afar nga kontrolli i Shtetit Islamik. 

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG