Ndërlidhjet

Memorial: Shkencëtari rus i dënuar për tradhti është i burgosur politik


Pamje e pjesës qendrore të Moskës
Pamje e pjesës qendrore të Moskës

Grupi për të drejtat e njeriut në Rusi, Memorial, ka bërë thirrje për lirimin e shkencëtarit 77 vjeçar, i cili ishte dënuar me burg për tradhti në vitin 2016.

Në deklaratën e sotme, grupi Memorial tha se ish-kërkuesi i gjithësisë, Vladimir Lapygin, është i burgosur politik dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

Lapygin ishte dënuar me 7 vjet burg në shtator të vitit të kaluar, pasi një gjykatë në Moskë e shpalli atë fajtor se u ka dhënë informacione sekrete personave të jashtëm.

Memorial tha se informacioni për këtë çështje nuk mund të konsiderohet si sekret, pasi shumë shkencëtarë në Rusi, kanë thënë se kanë qasje të lirë në disa burime të ndryshme të hapura.

Lapygin i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ai asnjëherë nuk ka pasur qasje tek informacionet e fshehta.

Para arrestimit të tij në maj të vitit 2015, Vladimir Lapygin, ka punuar në sektorin e kërkimeve të agjencisë ruse për gjithësi, Roskosmos.

Rasti i tij është njëri prej disa rasteve gjatë viteve të fundit, në të cilat shkencëtarët në Rusi janë akuzuar se kanë shikur sekrete.

XS
SM
MD
LG