Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Është vrarë një “terrorist i dyshuar”


Forcat speciale të Azerbajxhanit gjatë një aksioni të mëparshëm

Shërbimi i sigurisë shtetërore (DTX) në Azerbajxhan thotë se e ka vrarë një person të dyshuar se kishte planifikuar sulme terroriste, gjatë një operacioni special në qytetin, Ismaili, në veriperëndim të kryeqytetit Baku.

Forcat e sigurisë thanë se e kanë vrarë shtetasin e Azerbajxhanit, Yasar Cavadov, i cili “kishte planifikuar një seri të sulmeve terroriste” në vend, kanë thënë sot autoritetet.

Në kumtesë, po ashtu, thuhet se Cavadov kishte marrë pjesë në konflikte të paspecifikuara ushtarake jashtë Azerbajxhanit.

Cavadov kishte hapur zjarr kundër oficerëve të Shërbimit të sigurisë shtetërore, të cilët pastaj ishin përgjegjur me të shtëna dhe e kishin vrarë atë.

Forcat e sigurisë, po ashtu, kishin zbuluar dokumente për Cavadovin, në të cilat shihet se ai ishte financuar nga një grup terrorist i jashtëm, thuhet në kumtesën e sotme, por nuk elaborohet më tepër.

XS
SM
MD
LG