Ndërlidhjet

Shqetësimet e Perëndimit për manovrat Zapad janë të pabaza, thotë Rusia


Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Aleksandr Fomin.

Rusia tha se stërvitjet e saj ushtarake me Bjellorusinë, të koduara si Zapad 2017, do të jenë "krejtësisht mbrojtëse" dhe se nuk paraqesin kërcënim për fqinjët e Rusisë, NATO-n apo Perëndimin.

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Aleksandr Fomin, tha se shqetësimet e Perëndimit për lojërat ushtarake, që do të zhvillohen në Bjellorusi dhe në disa pjesë të Rusisë nga data 14 deri më 20 shtator, janë të pabaza.

Ai tha se politikanët dhe mediat e Perëndimit "kanë përhapur mite rreth kërcënimit rus", porse "teoritë e tilla paradoksale nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin".

Fomin u është referuar shqetësimeve për qëllimin e ushtrimeve, për numrin e trupave të përfshira dhe spekulimeve se Rusia mund t'i shfrytëzojë stërvitjet si mbulesë për okupimin e Bjellorusisë apo si ofensivë kundër shteteve të NATO-s.

Fomin tha se "rreth 12,700 trupa do të marrin pjesë, prej të cilave 7,200 nga Bjellorusia dhe 5,500 nga Rusia".

Por, zyrtarët ushtarakë të Perëndimit dhe ekspertët thonë se numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë.

Në bazë të rregullave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të cilat njihen si Dokumenti i Vjenës, shtetet që kryejnë manovra, të cilat përfshijnë më shumë se 13,000 trupa, duhet t'i njoftojnë shtetet e tjera paraprakisht dhe të jenë të hapura për monitorim.

Bejllorusia ka ftuar vëzhgues nga shtatë shtete për këto stërvitje.

XS
SM
MD
LG