Ndërlidhjet

Maqedoni: Hapen dokumentet e ndihmave qeveritare për investitorët e jashtëm


Pamje e një pjese të Shkupit
Pamje e një pjese të Shkupit

Qeveria e Maqedonisë ka njoftuar sot se ka vendosur që të hiqet shenja e sekretit në të gjitha dokumentet për dhënien e ndihmave shtetërore për kompanitë e jashtme që kanë investuar në Maqedoni.

Deri tash, nuk ka mundur të zbulohen detaje se sa të holla janë dhënë dhe çfarë lehtësimesh të tjera kanë pasur kompanitë e jashtme, nga qeveria e mëparshme e Maqedonisë, e cila udhëhiqej nga partia WMRO-DPMNE, pasi këto të dhëna ishin konfidenciale.

Sipas një ligji pët informacionet sekrete, të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me ndihmat qeveritare për investitorët e jashtëm, duhet të bëhen publike.

XS
SM
MD
LG