Ndërlidhjet

NATO: Tre monitorues në Bjellorusi, por kërkon më tepër


NATO-ja thotë se do t’i dërgoj tre monitorues në ushtrimet ushtarake Bjellorusi - Rusi, të njohura me emrin “Zapad 2017” (Perëndimi 2017), por i ka përsëritur thirrjet për lejimin më të gjërë të monitorimit të ushtrimeve.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, tha sot se aleanca ushtarake perëndimore do ta dërgoj një ekspert në pjesën e ushtrimeve në Rusi, dhe ka konfirmuar se dy përfaqësues të tjerë do të dërgohen në Bjellorusi.

Lungescu tha se derisa aleanca perëndimore e mirëpreti thirrjen, rregullat ndërkombëtare kërkojnë që Moska dhe Minsku të lejojnë qasje më të gjërë të monitoruesve.

Sipas rregullave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), të njohura si Dokumenti i Vjenës, shtetet që kryejnë manovra ushtarake me më tepër se 13 mijë ushtarë, duhet t’i njoftojnë paraprakisht vendet e tjera dhe të jenë të hapura për vëzhgues.

Rusia dhe Bjellorusia thonë se në ushtrimet, që planifikohen të mbahen në Bjellorusi dhe në pjesën perëndimore të Rusisë, në periudhën 14 - 20 shtator, do të marrin pjesë 12,700 ushtarë.

XS
SM
MD
LG