Ndërlidhjet

30 ditë paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte në Kosovë


Iustrim
Iustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për t’ia caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Bogdan Mitroviqit, i dyshuar për krime lufte në fshatin Sopi.

“I pandehuri dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprat penale krime lufte kundër popullsisë civile, sepse, me datën 02 prill 1999, në fshatin Sopi, janë vrarë 32 persona civilë të paarmatosur nga ana e forcave të armatosura serbe. Ndër këto të fundit ishte edhe i pandehuri i lartpërmendur”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Mitroviq është arrestaur të hënën derisa ishte në grupin e serbëve që i vizitonin shtëpitë e tyre në Mushtisht të komunës së Suharekës.

XS
SM
MD
LG