Ndërlidhjet

OKB: Irani po i përmbahet marrëveshjes bërthamore


Kombet e Bashkuara kanë thënë se Irani po i përmbahet marrëveshjes bërthamore, të arritur në vitin 2015, në mes të Teheranit, Shteteve të Bashkuara dhe pesë fuqive të tjera botërore.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, në raportin tremujor konfidencial, të cilin e kanë parë agjencitë e lajmeve, ka thënë se rezervat e Iranit me uranium të pasuruar janë brenda kufijve të vendosur në marrëveshje.

Më 2015, SHBA, Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia, vendosln kufizime në programin bërthamor të Iranit, në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndaj Teheranit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump vazhdimit ka kritikuar këtë marrëveshje.Departamentit amerikan të Shtetit i kërkohet që çdo 90 ditë t’i raportojë Kongresit, nëse Irani po vazhdon ta respektojë këtë marrëveshje.

Më 17 korrik, administrata amerikane ka thënë se Irani po e respekton marrëveshjen, por e ka akuzuar Teheranin se po shkelë “shpirtin e marrëveshjes”, duke vazhduar zhvillimin dhe testimin e raketave balistike dhe të anijeve të shpejta.

Një ditë më pas, SHBA vendosi sanksione ndaj 18 individëve dhe etniteteve, për mbështetjen e programit të raketave bërthamore të Iranit dhe aktiviteteve të tjera ushtarake.

XS
SM
MD
LG