Ndërlidhjet

Xi kërkon rol më të madh të BRICS-it në botë


Nga takimi i BRICS-it në Kinë

Presidenti kinez, Xi Jinping u ka bërë thirrje vendeve të BRICS-it që t’i bashkohen luftës kundër mbrojtjes së tregtisë në gjithë botën dhe të “kenë rol më aktiv në qeverisjen botërore”.

Në samitin vjetor të liderëve nga Kina, Brazili, Rusia, India dhe Afrika Jugore, që po mbahet në qytetin Ksiamen, Xi ka thënë se ata duhet të “flasin njëzëshëm”, të paraqesin zgjidhje së bashku për problemet globale dhe të mbrojnë interesat e tyre të përbashkëta.

“Na duhet një rregull i ri ndërkombëtar më i paanshëm”, ka thënë presidenti kinez. “Pa ne, shumë sfida nuk mund të zgjidhen”, u ka thënë ai homologëve të BRICS-it.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka propozuar në samit që BRICS të zgjerohet në hapësirë, sigurim shëndetësor dhe në sigurimin e informatave, raporton agjencia e lajmeve, Interfax.

Ndër të tjera, Putin ka bërë thirrje te vendet anëtare të BRICS-it që të “rrisin energjinë e dialogut”, duke krijuar, sipas tij, “platforma të hulumtimit të energjisë që mundësojnë informata sektoriale, analitike dhe shkëmbime shkencore”, raporton TASS.

Samiti i BRICS-it, që përfshin ekonomitë në zhvillim, po mbahet nën hijen e tensioneve në gadishullin korean.

XS
SM
MD
LG