Ndërlidhjet

Prokuroria deklaron ekspertizën për rastin Dehari


Astrit Dehari

Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar raportin e ekspertizës së analizave të video-incizimeve të kamerave të sigurisë, lidhur me rastin e vdekjes së të ndjerit Astrit Dehari, të cilat janë siguruar nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, ka konfirmuar Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Astrit Dehari, vdiq në nëntor të vitit 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Siç thuhet në komunikatën për medie të lëshuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit “raporti është pranuar nga Republika e Austrisë, përkatësisht nga Ministria Federale e Brendshme, Enti Federal i Kriminalistikës”.

Video-incizimet janë dërguar në muajin shkurt në institutin “IT Forensics BKA”, në Republikn e Austrisë (Ministrin Federale të Brendshme, Enti Federal i Kriminalistikës), për të vlerësuar autenticitetin e tyre, nëse ka pasur ose jo ndërhyrje në to.

Në komunikatë thuhet se raporti ka konstatuar se “të gjitha video-incizimet paraqesin vulat kohore dhe janë gjithashtu të shikueshme”.

“Gjatë transparencës së videove raporti ka konstatuar se këto janë në gjatësi identike dhe me këtë mund të përjashtohet manipulimi i video-incizimeve. Raporti i ekspertizës po ashtu ka konstatuar se nuk ka pasur manipulim apo ndërprerje të video-incizimeve”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se pas pranimit të raportit të ekspertizës do t’i vlerësoj dhe analizojë të gjitha provat dhe faktet e mbledhura për këtë çështje penale dhe së shpejti do të dalë me vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje.

XS
SM
MD
LG