Ndërlidhjet

Vuçiq: Me Prishtinën mund të bisedohet çdokund, por nën mbikëqyrje të BE-së


Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të mbahet çdokund, por nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.

Gjatë një interviste të mbrëmshme në rrjetin televiziv, Happy, ai theksoi se për ndryshim të formatit të bisedimeve, që do të thotë përfshirjen e faktorëve të rinj, do të duhej të zhvilloheshin negociata.

Vuçiq ka theksuar se dialogu i brendshëm në Serbi për Kosovën duhet të zhvillohet dhe se qyetarët “nuk do të zgjohen” me njohurinë se Vuçiq e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, ndërsa Serbia nuk ka fituar asgjë.

XS
SM
MD
LG