Ndërlidhjet

Bëhet shugurimi i Katedrales “Nëna Terezë”


Në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Shenjtores Nëna Terezë, është bërë shugurimi i Katedrales "Shën Nëna Terezë", në Prishtinë.

Shugurimi është bërë në prani të Kardinalit, Ernest Simoni, i dërguar i posaçëm i Papa Françeskut.

Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Terezë, e njohur ndryshe edhe si Tereza e Bekuar e Kalkutës, është shpallur Shenjtore nga Papa i Vatikanit.

Në ceremoni kanë marrë pjesë personalitete udhëheqës të Ipeshkvisë së Kosovës, figura politike dhe ato të jetës publike.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar veprën e Nënë Terezës dhe shenjtërimin e saj nga Papa Françesku.

“Një vjet më parë, mora pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë nga Papa Francesku, në Vatikan. Si simbol i mirësisë, dashurisë dhe solidaritetit me njerëzit e vuajtur, Shën Tereza promovoi vlerat tona në gjithë globin. Sot po festojmë dyfish: njëvjetorin e shenjtërimit të Shën Terezës dhe shugurimin e Katedrales në Prishtinë, që mban emrin e saj”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Nëna Terezë është shqiptarja e vetme që ka marrë Çmimin Nobel për Paqe.

XS
SM
MD
LG