Ndërlidhjet

Putin: Mund të ketë reduktim të mëtejshëm të personelit amerikan


Vladimir Putin gjatë konferencës së sotme me gazetarë në samitin e BRICS-it në Kinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se rezervohet e drejta për të kërkuar reduktime të reja në personelin diplomatik amerikan në Rusi.

Duke folur para reporterëve në samitin e vendeve anëtare të grupit BRICS në Kinë, zoti Putin tha sot se Moska do të “pres se si do të zhvillohet situata”, para se të bëjë ndonjë vendim lidhur me këtë çështje.

Mëtutje, ai i ka dënuar ato që ai i ka vlerësuar si aksione “të vrazhda dhe të paprecedente” kundër kapaciteteve diplomatike të Rusisë në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Putin tha se do ta urdhëroj Ministrinë e jashtme ruse për ta paraqitur rastin me autoritetet amerikane në gjykatë, pasi ai konsideron se janë shkelur të drejtat pronësore të Rusisë.

Më parë, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë thënë se Uashingtoni nuk ka ndërmarrë aksion diplomatik, që është në kundërshtim me legjislacionin, lidhur me urdhrin që Rusia t’i liroj Konsullatën në San Francisko dhe anekset biznesore në Uashington dhe Nju Jork, më 2 shtator.

XS
SM
MD
LG