Ndërlidhjet

Gjermani: Azilkërkuesi paraqitet në gjykatë i akuzuar për dhunim


I akuzuari për dhunim dhe vrasje Hussein K. (djathtas) duke hyrë sot në gjykatë në qytetin Friburg
I akuzuari për dhunim dhe vrasje Hussein K. (djathtas) duke hyrë sot në gjykatë në qytetin Friburg

Azilkërkuesi, Hussein K., që thotë se me kombësi është afgan, është paraqitur në një gjykatë në Gjermani, ku po zhvillohet proces kundër tij, lidhur me akuza për dhunim dhe vrasje.

Rasti i këtij personi ka shkaktuar debat në gjithë Gjermaninë lidhur me politikën imigruese të këtij vendi.

Ky person, i cili është i dyshuar për dhunim dhe vrasje të një sudenteje të mjekësisë vitin e kaluar, është paraqitur sot në gjykatë në qytetin jugperëndimor, Friburg.

Vajza e vrarë, e identifikuar me emrin, Maria L., 19 vjeçare, ishte zhdukur në tetor të vitit 2016, gjatë rrugës për në shtëpinë e saj në Friburg. Trupi i saj i pajetë është gjetur më vonë n lumin Dreisam.

Autoritetet thonë se i dyshuari, i arrestuar në dhjetor të vitit 2016, ishte i lidhur me këtë krim, nëpërmjet analizave ADN dhe nga pamjet në një video të incizuar afër vendit të ngjarjes.

Identiteti i sakt dhe mosha e të akuzuarit janë të paqarta.

Hussein K. arriti në Gjermani në vitin 2015, pa dokumente identifikimi dhe kërkoi azil si një i mitur i pa shoqëruar.

Ai u pat thënë autoriteteve se i ka 17 vjet dhe se është nga Afganistani, por hetimet e bëra lidhur me këtë person nga prokurorët, indikojnë se ai i kishte së paku 22 vjet, në kohën e krimit.

Pas arrestimit të rij, doli se një gjykatë greke e ka dënuar atë me 10 vjet burg për plaçkitje të një vajze 20 vjeçare, të cilën ishte përpjekur ta vrante.

Ai i kishte vuajtur afro 18 muaj burg, e pastaj ishte liruar me kusht në tetor të vitit 2015 dhe ishte arratisur nga Greqia.

XS
SM
MD
LG