Ndërlidhjet

Mogherini, optimiste për përparimin e Ballkanit kah strukturat evropiane


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se është synim i saj personal që në dy vjetët e ardhshëm të shohë përparim konkret të të gjithë Ballkanit perëndimor kah strukturat evropiane.

Duke folur në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë, Mogherini tha se BE, para 13 vjetësh, i ka premtuar rajonit dyer të hapura dhe pranim në familjen evropiane”.

“Synim i imi personal është që deri në fund të mandatit të Komisionit Evropian, pas dy vjetësh, të shohim përparim praktik të të gjashtë partnerëve tanë në Ballkanin perëndimor”, tha Mogherini.

Duke folur për dialogun për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë, Mogherini pranoi se ai ka përjetuar një ngërç, por tha se tani po përparon sërish, me angazhimin e nivelit më të lartë politik të të dyjave vendeve.

Ajo paralajmëroi se në periudhën e ardhshme, dialogu Kosovë-Serbi do të prodhojë rezultate pozitive.

XS
SM
MD
LG