Ndërlidhjet

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit dëmshpërblehen


Duka dhe Dukesha e Kembrixhit
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë marrë 100,000 euro dëmshpërblim, pasi një revistë franceze ka publikuar fotografitë e Dukeshës gjysmë të zhveshur.

Gjykata në Francë ka konstatuar se fotografitë, që janë bërë derisa çifti ka qenë në pushim në qytetin Provence, pesë vjet më parë, kanë qenë shkelje e privatësisë.

Gjykata po ashtu ka gjobitur stafin dhe fotografët e revistës Closer me më shumë se 100,000 euro – që është shuma maksimale e lejuar.

Avokatët e Kembrixhit, megjithatë, kanë kërkuar 1.6 milion euro dëmshpërblim për Dukën dhe Dukeshën.

XS
SM
MD
LG