Ndërlidhjet

Irma shkatërron ishuj në Karaibe


Ilustrim
Ilustrim

Uragani Irma ka bërë shkatërrime të mëdha në Karaibe, duke i shndërruar ishujt në rrënoja dhe duke lënë së paku shtatë njerëz të vdekur.

Ishulli Barbuda thuhet të jetë “mezi i banueshëm”, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë se edhe territori francez i Shën Martinit është pothuajse i shkatërruar.

Irma, uragan i kategorisë pesë, nivelit më të lartë të mundshëm, është stuhia më e fuqishme në Atlantik brenda dhjetë vjetësh.

Ajo ka sjellë erëra deri në 295 kilometra në orë.

Të enjten pritet të kalojë pranë Republikës Domenikiane.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG