Ndërlidhjet

Manovrat ushtarake Rusi- Bjellorusi mund të përfshijnë afro 100 mijë ushtarë


Ilustrim

Ministrat gjerman dhe francez të mbrojtjes kanë kritikuar manovrën e fundit ushtarake të Rusisë me Bjellorusinë, ku kanë thënë se Moska dëshiron të tregoj fuqinë ushtarake në kufijtë e BE-së dhe NATO-s.

“Është shumë me rëndësi që në këtë kontekst ne të riafirmojmë prezencen tonë, në këtë strategji që Rusia po e përdor për të na frikësuar”, ka thënë Ministrja e Mbrojtjes franceze, Florence Parly.

Nën rregullat e OSBE-së, që ndryshe njihen si dokumenti i Vjenës, shtetet që kryejnë manova ushtarake me më shumë se 13.000 ushtarë, duhet të njoftojnë paraprakisht vendet e tjera, e poashtu të jenë të hapura për mbikqyrësit.

Rusia dhe Bjellorusia kanë thënë se këto manovra ushtarake, të ashtuquajtura Zapad apo “Ushtrimet e Perëndimit”, përfshijnë rreth 12.700 ushtarë dhe do të mbahen në Bjellorusi dhe në disa pjesë perëndimore të Rusisë.

Në anën tjetër, zyrtarë të perëndimit dhe ekspertë thonë se numri i vërtetë i pjesëmarrjes së ushtarëve mund të arrijë në 100 mijë trupa.

NATO ka thënë se do të dërgojë tre vëzhgues në Bjellorusi dhe Rusi për të monituruar manovrat ushtarake, dhe vazhdimisht u ka bërë thirrje të dyja vendeve të lejojnë monitorimin e kufijve në prova.

Rusia mbanë provat Zapad, cdo katër vite, në tri pjesë të ndryshme të vendit.

XS
SM
MD
LG