Ndërlidhjet

Mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës


Pamje nga seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që sot në orën 12 të mbahet seancë e jashtëzakonshme me kërkesë të opozitës.

Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës thuhet se pika e rendit të ditës do të jetë debati parlamentar lidhur me "Parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021".

Partitë opozitare LDK, Alternativa dhe Vetëvendosje, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të debatuar për programin e qeverisë së re.

Me 61 vota për, një abstenim dhe pa praninë e opozitës, Kuvendi i Kosovës mbrëmë e ka zgjedhur Qeverinë e re të Kosovës, me kryeministër, Ramush Haradinajn.

Qeveria Haradinaj është zgjedhur për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

I gjithë procesi i zgjedhjes është kritikuar ashpër nga opozita, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

XS
SM
MD
LG